Në cilat shtete lejohet eutanazia

Eutanazia është procesi i marrjes së hapave mjekësorë për t’i dhënë fund jetës së një personi për t’i ndërprerë vuajtjet dhe dhimbjet e shkaktuara nga ndonjë sëmundje e rëndë.

Në mesin e shteteve më të njohura që e lejojnë këtë proces me ligj janë Holanda dhe Zvicra, ndërsa Belgjika vlerësohet si më liberale në këtë aspekt. Sidoqoftë, edhe disa shtete të tjera lejojnë disa forma të eutanazisë dhe vetëvrasjes së asistuar.

Në Holandë, eutanazia dhe vetëvrasja e asistuar janë të lejuara, nëse një gjë të tillë e kërkon pacienti që është duke përjetuar dhimbje të padurueshme dhe nëse nuk ka shpresa për përmirësim të gjendjes shëndetësore.

Të gjithë personat mbi moshën 12-vjeçare mund ta kërkojnë këtë, por miratimi i prindit kërkohet për personat nën moshën 16-vjeçare.

Belgjika, Luksemburgu, Kanadaja dhe Kolumbia gjithashtu e lejojnë vetëvrasjen e asistuar, ndonëse mes tyre ka dallime. Për shembull, në Kolumbi kjo gjë lejohet vetëm për personat që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme, ndërsa Belgjika nuk ka ndonjë kufizim në moshë, ndonëse pacientët që mund të bëjnë vetëvrasje të asistuar patjetër duhet të jenë të sëmurë nga sëmundjet e pashërueshme.

Vetëvrasja e asistuar lejohet në më shumë vende sesa eutanazia. Në mesin e vendeve ku njerëzit mund t’i japin fund jetës në këtë mënyrë janë Zvicra dhe disa shtete të Shteteve të Bashkuara, si California, Colorado, Hawaii, New Jersey, Oregon, Washington dhe Vermon.

Në Zvicër, në vitin 2003 të drejtën për vetëvrasje të asistuar e kanë shfrytëzuar 187 persona, ndërsa në vitin 2015 kjo shifër shkoi në 965, shkruan “The Guardian”