Mimoza Shkodra tregon pse bëri dasmë aq të madhe

Mimoza Shkodra i la të gjithë pa fjalë ndjekësit e saj ditën e djeshme për dy arsye.

E para sepse i mahniti e veshur si nuse me fustanin e bardhë stil princeshash dhe kurorën mbi kokë.

Image

Dhe e dyta nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte, pasi Mimoza u shoqërua e kapur dorë për dore me Adrian Gaxha përpara të ftuarve, të cilët ishin të gjithë këngëtarë shqiptarë.

Pasi u mrekulluam dhe ngelëm të habitur në të njëjtën kohë, këngëtarja e njohur shqiptare vendosi që të tregonte të vërtetën dhe të na shuante të gjithëve kuriozitetin.

E pyetur nga redaksia e “iconstyle.al”, Mimoza tregoi se nuk ishte një dasmë e vërtetë, por e gjithë situata ishte sajuar për xhirimet e një programi.

Image

‘Është vetëm për xhirimet e Vitit të Ri. Do ta shohin të gjithë në programin që do të shfaqet natën e ndërrimit të viteve ‘Op Op Labi Party’”, tregoi këngëtarja.

Në videon e publikuar ditën e djeshme, Mimoza e veshur si nuse kërcen me të gjithë të ftuarit, ndërsa Shkurte Gashi këndon për të pranishmit!