Mësoni si ta pastroni sfungjerin nga bakteret

E besoni ose jo, sfungjeri është njëri nga pajisjet më të ndotura në kuzhinën tuaj.


Sfungjeri është gjithmonë i lagur, me vrima të shumta nëpër të cilat mbeten tharmi dhe ushqim, ku si pasojë e kësaj formohen mikroorganizmat dhe bakteret.

Duhet çdo herë ta shtrydhim sfungjerin nga uji dhe rregullisht ta ndërrojmë me të ri, mundësisht çdo 10 ditë, ndërsa rekomandohet që çdo ditë të dezinfektohet.