“Lindja e princeshës ishte false”

Një gazetë proqeveritare në Rusi ka ngritur një teori konspirative për lindjen e foshnjës së çiftit mbretëror. Sipas “Komsomolskaya Pravda”, Kate Middleton dukej shumë e bukur, jo sikur kishte lindur.

Gazeta citonte edhe disa gra ruse, të cilat thanë se ishte e pamundur që Dukesha e Kembrixhit të dukej aq mirë, menjëherë pas lindjes. Sipas tyre, bebi kishte lindur ditë më parë dhe jo ditën e djeshme.

“Nëse ajo ka lindur në mënyrë natyrale, e ka bërë ditë më parë”, tha një grua. Ndërsa një tjetër: “Ajo ka lindur para tre ditësh. Ata po e raportojnë tani. Shihni foshnjën, ajo nuk duket si një e sapolindur”.

Pretendimet shkojnë edhe më tej, ku ka nga ato që besojnë se Kate nuk e ka lindur vetë fëmijën. “Ka qenë një nënë surrogate ajo që ka lindur, por jo ajo. Kate duhet të ketë mbajtur një bark fals për t’u treguar njerëzve që ishte shtatzënë”, përcjell shekullionline.

“Nuk ka ndonjë pamje mëmësore në sytë e saj, kjo gjë natyrore nuk është e dukshme. Shihni Dianën. Kate është thjesht një aktore nga teatri i Pallatit Buckingham. Ajo nuk ka lindur kurrë”, ishte një koment në blog. Ndërsa një tjetër, “foshnja është të paktën 7 deri në 10 ditë”.

szn6MXel