Ligji: Pornostarët duhet të mbajnë… syze

Si të mos mjaftonte ligji për vendosjen e detyrueshme të kondomëve gjatë xhirimit të filmave porno, një tjetër propozim vjen në shtetin e Kalifornisë, një kryeqendër e filmave për të rritur.

Autoritetet shëndetësore kanë propozuar që yjet e filmave porno, të mbajë syze mbrojtëse gjatë xhirimit të skenave.

Sipas tyre, kjo do mbrojë shëndetin e tyre.

Por prodhuesit e filmave, që më parë janë ankuar se do falimentojnë sepse duhet të përdorin prezervativë, thonë se kjo është një tjetër çmenduri.

Vendimi pritet të merret brenda një viti.