Lajm shqetësues për konsumuesit e kanabisit

Konsumimi i kanabisit mund të dyfishojë mundësinë e pësimit në tru, sipas një studimi të ri.

Studiuesit analizuan më shumë se 40 mijë të rritur, të moshës 18-44 vjeçare për një vit.

Ata zbuluan se personat që konsumuan kanabis më shpesh se tri herë në javë kishin dy herë më shumë të goditeshin nga sulmi në tru.

Gjetja shton një sërë provash në rritje që lidhin përdorimin e kanabisit me gjendjen kërcënuese për jetën.

Shkencëtarët thonë se konsumuesit e kanabisit duhet të ndërgjegjësohen për këtë rrezik nga mjekët e tyre.