Ky njeri i ndërton shtëpizë të pastrehës (VIDEO)

Një 38-vjeçar nga Kalifornia i ka ardhur në ndihmë një të pastrehe të moshuar, duke i ndërtuar asaj një shtëpizë të lëvizshme.

Elvis Samërs ndihmoi Irena Mekginë, e cila kishte disa ditë që flinte shumë pranë shtëpisë së Elvisit. Ky i fundit, pasi shkëmbeu disa biseda më të, nisi punën me mbështetjen e medieve që të ndërtonte një shtëpizë për “fqinjën” e tij.

E moshuara 60-vjeçare është e ve që prej vitit 2004 dhe që pas vdekjes së bashkëshortit, nuk ka patur mundësi që të shlyente qiranë e shtëpisë që kishte në Los Anxhelos.

Samërs tregon se ai është miqësuar shumë me fqinjën e re. “Ajo po jetonte në kushte të vështira dhe kur e pyeta nëse mund t’i ndërtoja një shtëpizë, ajo vërtet mendoi se isha i çmendur. Kontrollova në internet për mënyrat se si mund të ndërtohen shtëpizat e lëvizshme dhe me pak ndihmë nga komuniteti ia dolëm”, tregon ai.