Kosovë “burrërore”, 101 meshkuj për 100 femra

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot raportin “Gratë dhe burrat në Kosovë”.

Ja disa fakte interesante nga ky raport:

Raporti meshkuj/femra, për 100 femra janë 101 meshkuj;

Jetëgjatësia mesatare është 74.1 vjeç për burra dhe 79.4 vjeç për gra.

Mosha mesatare e të martuarve, për burra 30.8 vjeç dhe për gra 27.3 vjeç;

Të dhënat e fertilitetit, 1.9 fëmijë për një grua;

Koeficienti i maskulinitetit, 112.1 meshkuj, për 100 femra;

Shkalla e analfabetizmit në popullsinë e moshës mbi 10 vjeç, 3.85%, ndërsa në mesin e grave 3.07%;

Shkalla e papunësisë për gratë është 38.8%, 26.9% për meshkujt.