Koronavirusi: Cilat janë dallimet mes Covid-19 dhe gripit të zakonshëm?

Covid-19 ndanë të njëjtat simptoma me ftohjet e zakonshëm por është shumë më vdekjeprurëse.

Numri i rasteve të koronavirusit është duke u rritur çdo ditë, dhe epidemia po vret me mijëra persona.

Rreth botës, mbi 11,000 njerëz kanë Covid-19, duke u bazuar në raportet zyrtare dhe e gjithë Italia është mbyllur nga kjo epidemi.

Rritja e panikut ka udhëhequr rritjen e çmimeve në dyqane tek sektori ushqimorë dhe ai i higjienës.

Pra, pse secili nga ne është duke u shqetësuar nga Covid-19, dhe cilat janë simptomat që dallojnë nga ftohja e zakonshme?

Çka është koronavirusi?

Duke u bazuar ne Organizatën Botërore të Shëndetësisë, koronaviruset janë një familje e madhe e viruseve që mund të shkaktojnë sëmundje duke filluar nga ftohja e zakonshme tek sëmundjet më të rënda si Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (MERS-CoV) dhe Sindroma Respiratore Akute (SARS-CoV).

Covid-19 mendohet të ketë origjinën nga ushqimi i dyqaneve në Wuhan të Kinës, epiqendra e këtij virusi. Koronvirusi transmetohet nga kafshët tek njerëzit.

Ku qëndron diferenca mes koronavirusit dhe një ftohjeje të zakonshme?

Ftohja e zakonshme është shkaktuar nga një nivel i ndryshëm nga virusi Covi-19. Shumica e koronaviruseve, duke përfshirë edhe ftohjen, shkaktojnë infeksione të vogla dhe disa simptoma si erë të rëndë në hunë, kokë dhimbje dhe dhimbje fyti.

Njerëzit të cilët kanë simptoma të koronavirusit ndjejnë vështirësi në frymëmarrje dhe ethe. Infeksioni gjithashtu mund të shkaktojë dëmtim të madh në veshkë dhe mund të pasojë me vdekje.

Simptomat e gripit mund të jenë më serioze se sa ato të ftohjes së zakonshme, me një ulje të apetitit, dhimbje në bark dhe ndjenjë e të qenit sëmurë,.

Në shumicën e njerëzve, ftohja e zakonshme ka simptomat të cilat shfaqen pas dy apo tre ditëve të infektimit. Kurse simptomat e Covid-19 shfaqen pas 14 ditësh.

Pse është koronavirusi më i rrezikshëm se sa ftohja e zakonshme apo gripi dhe a trajtohen në mënyra të ndryshme?

Me vite, shkencëtarët kanë po studiojnë gripin dhe ftohjen e zakonshme, duke u munduar që të zbulojnë tretmane të cilat ju ndihmojnë të mposhtni sëmundjet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk i ka rekomanduar njerëzve që të vendosin maska apo dorëza që të mbrohen. Ato mund të përdoren në klinika dhe kryejnë një rol të madh por gjithashtu ato janë të pa dobishme për njerëzit.

Ka shumë mënyra tjera që mund të ju mbrojnë nga Covid-19, duke përfshirë mbulimin e gojës dhe të hundës kur teshtini, shmangia e kontakteve me njerëzit të cilët janë të sëmurë.