Kombinimet e shëndetshme të ushqimeve

Nëse mendoni se jemi më të zgjuar se gjyshet tona, është koha të ndërroni mendime. Sepse ato ishin vërtet dietologe! Kështu shprehet dietologia Rolina Naço, ndërkohë që shpjegon se pse disa kombinime ushqimesh, që i kemi mësuar sipas traditës qëndrojnë shumë mirë me njëra-tjetrën dhe janë shumë të shëndetshme për ne.

Djath domate – Bukë – djath – domate
(proteinë, karbohidrate, yndyrë dhe vitaminë C dhe B6 vakt i plotë dhe stimulon prodhimin e seritoninës duke u ndjerë më shpejt të ngopur)

Bukë – djath – rrush (njësoj si me lart)

Pilaf me fasule (proteinë-karbohidrate dhe yndyrë).
Pilafi plotëson nga ana proteinike fasulet dhe bëhet një vakt i barabartë me mishin!

Kos me pilaf (një vakt i plotë përsëri nga proteinë, karbohidrate dhe yndyrë). Kosi është një burim shumë i mirë probiotikë

Sultiash, njësoj si më lart

Fasule me turshi (turshia përmban probiotikë dhe kombinimi me fasulet përforcon funksionin e tyre si për të tretur më mirë fasulet, por dhe për të përforcuar florën intestinale)

Kos – mjaltë dhe arra.
Një ëmbëlsirë perfekte pasi përmban proteinë dhe probiotikë nga kosi, probiotikët përforcohen nga karbohidratet që na jep mjalti dhe nuk mungojnë aspak acidet yndyrore të mira nga arrat!