Katër tipat më të këqij të fqinjëve: Ata do t’jua bëjnë jetën ferr!

Shumica e njerëzve me rastin e blerjes së shtëpisë i kushtojnë kujdes të madh lokacionit dhe sipërfaqes, mirëpo ajo që shumica harrojnë, ka shumë rëndësi për jetë të mirë – janë fqinjët

Natyrisht, është e vështirë të zbulosh afër kujt do të filloni të jetoni, mirëpo është fakt që fqinjët e papërshtatshëm përfundimisht mund t’jua prishin kënaqjen në idilin familjar, po ashtu sikur fqinjët e mirë mund t’jua bëjnë jetën shumë më të lehtë dhe më të këndshme.

Këta janë tipat më të këqij të fqinjëve:

Fqinjë të zhurmshëm

Bindshëm janë më të këqij ata të cilët jetojnë sikur rreth tyre me kilometra nuk jeton askush. Grinden me zë të lartë, bisedojnë me zë të lartë, nëpër shtëpi ecin sikur me këpucë të hekurta dhe bëjnë ndeja të cilat zgjasin deri në mëngjes dhe për shkak të të cilëve e gjithë lagjja nuk mund të fle gjumë. Ata drejtpërdrejt ndikojnë në shëndet.

Fqinjë të dyshimtë

Në vendin e dytë të fqinjëve të padëshiruar janë ata të cilët kanë stil të dyshimtë të jetës. Gjithë kohës diçka na duket çuditshëm dhe në fund zbulohet që në garazh prodhojnë drogë apo merren me ndonjë punë tjetër jolegale.

3. Fqinjë të pakujdesshëm

Fqinjë të tretë më të këqij janë ata të cilët fare nuk kujdesen për shtëpinë dhe kopshtin e tyre, përkatësisht lënë qese me bërllok ku mblidhen mizat, macet dhe qentë, por edhe ata të cilëve u pëlcasin gypat e ujit apo to kanalizimit, ndërkaq “harrojnë” t’i rregullojnë, edhe pse bodrumi u është bërë si pishinë, ndërkaq muret e banesës suaj të cilët ndajnë banesën tuaj me të tijën janë të lagur…

4. Ata të cilët fusin hundët aty ku nuk e kanë vendin

Si fqinjë të katërt më të këqij në anketën e të anketuarve janë theksuar fqinjët të cilët, si duket, dinë më shumë për jetën tuaj se vetë ju dhe për shkak të të cilëve gjithmonë kur punoni diçka keni atë ndjenjën sikur po ju shikon dikush.

Distanca është e mirë

Natyrisht, ekzistojnë edhe fqinjë të mirë, ndërkaq të anketuarit i kanë përshkruar si njerëz që gjithmonë dëshirojnë t’ju ndihmojnë, kujdesen mirë për shtëpinë e tyre dhe kanë qëndrim miqësor.

Megjithatë, shumica janë pajtuar se largësia megjithatë është e dëshirueshme dhe madje 54% është deklaruar që do të dëshironin të jetonin në vendin ku ka mjaft distancë midis tyre dhe fqinjëve.

Nga ana tjetër, 26% e të anketuarve ka thënë se më me dëshirë do të jetonin shumë afër fqinjëve.

Çfarë janë përvojat tuaja me fqinjët? Ndani me ne nëpërmjet komenteve!