Ja si festohet ditëlindja e Hitlerit

Më 20 prill të vitit 1989 lindi në Braunau am Inn, në atë kohë pjesë e Perandorisë Austro-hungareze, Adolf Hitler.

Që prej kësaj date kanë kanë kaluar 126 vite dhe përveç tmerreve të shkaktuara nga ky njeri që me çmendurinë e tij vrau miliona njerëz në mbarë botën dhe shkatërroi thuajse në themel të gjithë Europën, sot ka njerëz nostalgjikë që data 20 prill u duket një event për t’u festuar.

Në Itali, grupet neonaziste organizojnë për të tretin vit radhazi në qytetin e Varese-s një koncert festiv për nder të lindjes së Adolf Hitler.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kjo qytezë ka qenë një bazë e rëndësishme e nazistëve dhe gjurmët e ekstremistëve të djathtë për vite me radhë kanë qenë edhe në institucionet zyrtare në Itali përmes “Lega Nord” të Umberto Bossi-t.

Pjesë e festimeve pritet të jenë grupet neonaziste nga mbarë Italia dhe më gjerë. Rritja e vazhdueshme e këtyre grupeve është shqetësuese dhe për këtë ka ndihmuar edhe kriza ekonomike që ka përfshirë Europën si dhe dyndjet masive të refugjatëve që kanë rritur ksenofobinë.