Ja pse duhet të hani portokall çdo ditë

Ekspertët thonë se portokalli duhet ngrënë çdo ditë sepse prej tij organizmi merr 6 përfitime të menjëhershme.

Portokalli është fruti më e preferuar e miliona njerëzve në botë. Një kombinim perfekt mes të ëmblës dhe të thartës, portokalli është plot shije dhe mbi të gjitha plot vlera.

Përfitimet e portokallit janë:

Sy të shëndetshëm dhe shikim të mprehtë

Portokalli përmban shumë vitaminë C ose përafërsisht 116% të vlerës së rekomanduar ditore. Vitamina C është e dobishme për shëndetin e syve dhe ul rrezikun e perdes së syve, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ngadalëson progresin e sëmundjeve të syve si pasojë e moshës. Portokalli përmban shumë betakaroten, që në organizëm kthehet në vitaminë A e cila na ndihmon të shohim edhe në errësirë.

Më pak rrezik nga sulmi në tru

Këto frute përmbajnë flavanonë që ulin rrezikun e sulmit në tru. Për më tepër, vitamina C është parandaluese e hemoragjisë cerebrale, transmeton Gazeta Tribuna.

Portokalli dhe oreksi

Portokalli është një burim shumë i mirë fibre. Një kokërr e vetme përmban 12% të dozës së rekomanduar ditore. Fibra rregullon lëvizjen e zorrëve, ul kolesterolin, mban nën kontroll sheqernat në gjak, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Fibra ngadalëson tretjen ndaj ju do të ndiheni më të ngopur dhe për shumë gjatë.

Portokalli kundër radikaleve të lira

Fibra dietike që gjendet tek portokalli ul rrezikun e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat, ndërsa i gjithë fryti është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme tumorale të mushkërisë, stomakut, gojës, laringut dhe ezofagut.

Lëkurë më e shëndetshme

Një portokall në ditë e bën lëkurën tuaj më të shëndetshme. Portokalli përmban vitaminë C që e ndihmon organizmin të sintetizojë kolagjenin, një proteinë e dobishme për një lëkurë të shëndetshme. Marrja e vitaminës C çdo ditë ka shumë përfitime në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sepse ruan shëndetin e enëve të gjakut.

Trup i shëndetshëm

Vitamina C tek portokallet është e rëndësishme për rritjen dhe rikuperimin e indeve. Vitamina C shëron plagët dhe ruan shëndetin e kockave. Studimet kanë zbuluar se konsumi i të paktën 400 mg vitaminë C në ditë përmirëson funksionet e muskujve dhe largon dhimbjet.