Ish-mafiozi shqiptar që shkatërroi “Cosa Nostran” në Prishtinë, flet për përvojat e tij

Ish mafiozi i familjes Gambino, John Alite, i cili arriti të dilte nga burgu dhe të bashkëpunonte për ta shkatërruar ‘Cosa Nostran për të nisur pastaj një jetë normale, po qëndron në Kosovë.

Ai po mban një konferencë për media në Prishtinë.

John Alite, ka thënë se ka një lidhje shpirtërore me shqiptarët, andaj edhe e ka nisur me Kosovë për të treguar gjithë përvojën e tij.

“Arsyeja që jam këtu është që gjyshi im më thoshte që gjaku im është shqiptar dhe dua ti tregoj fëmijëve të mi se kam ndryshuar”, u shpreh ai.

Ndërkohë, në këtë konferencë John Alite tregoi se si në vitet 80-ta familja Gambino ishte më e fuqishme. John ka qenë pranë tyre dhe ishte një nga njerëzit më të besueshëm.

Librin e tij, ai tregoi se e ka publikuar në vitin 2015./gazetametro.net