Industria e takimeve online parashikohet të kapë vlerën 9.39 miliardë dollarë

Nuk është çudi që dixhitalizimi ka orientuar audiencat drejt “të jetuarit” online, e pjesë e kësaj jetese është edhe njohja me partnerë. Kjo e fundit, një trend kaq i përhapur saqë është shndërruar në industri.

Deri në vitin 2026, tregu global i shërbimeve të njohjes online parashikohet të arrijë vlerën 9.39 miliardë dollarë. Sipas një studimi të quajtur “Madhësia e Tregut të Takimeve Online dhe Parashikimi në 2026”, deri në 2018, ky treg është vlerësuar në 6.55 miliardë dollarë.

“Dating” online i cili pritet të lulëzojë përgjatë viteve të ardhshme, në fakt, edhe tani ka kompani të suksesshme, si Bumble, Tinder, OkCupid, Coffee Meets Bagel, Match.com, etj. Sipas raportit, të rinjtë janë drejtuesit kryesorë të këtij tregu, ç’ka tregon se njohja online nuk ka të bëjë me mungesën e mundësive për të takuar njerëz të rinj, por me përdoruesit më të mëdhenj të internetit. Moshat kryesore që dominojnë tregun e njohjes online janë nga 18 deri në 24 vjeç.

Për investitorët, biznesi i takimeve online shihet si një biznes interesant. Trendet sociale po bëjnë që korniza e tradicionales të ç’bëhet. Përkundër të gjithë ajo që pritet të sjellë kjo industri, ka një përqindje përdoruesish që mendojnë se takimet në internet janë të rrezikshme, duke shprehur shqetësime për sigurinë e grave.

Abuzimi i mashtruesve, publikimi i fotove intime, sulmet dhe çështjet penale janë faktori që mund të kufizojë rritjen e tregut të takimeve në internet. Megjithatë, sipas studimit, deri më tani, Tinder është lojtari kryesor në tregun global të takimeve në internet