Horoskopi vjetor për të lindurit në shenjën e Peshqve

Horoskopi i hollësishëm për vitin 2020, parasheh ndikimin retrograd të Merkurit dhe ndikimin retrograd të Neptunit mbi Peshqit!

Shumë romantikë, të paqartë, por dinë të lënë mbresa të forta… Personat e lindur në shenjën e Peshqve kanë shumë intuitë, janë të ndjeshëm dhe romantikë.

Janë shumë emocionalë dhe zemërbutë, të mbërthyer në ndjenjat e veta. Janë shumë jorealë kur dashurohen.

Më së miri notojnë nëpër vështirësitë jetësore dhe probleme, përballojnë edhe krizat më të rënda, ndonjëherë edhe pa lënë gjurmë.

Në njëfarë mënyre pranojnë domosdoshmërinë madje, shikuar nga jashtë, shumë shpesh, p.sh. dorëzimi para fatit.

Peshqit dinë mirë që gjëja e sforcuar nuk e ka atë vlerë si ajo që ndodh spontanisht.

Pasuria e cila këtë vit ju është në dispozicion, është ajo marrëdhënia e vërtetë të cilën mund të vendosni me vetveten – lidhja e cila vendos identitetin tuaj unik dhe të pavarur dhe pasi që gjithë këtë mund ta përdorni duke thithur edhe dijen, edhe mirëkuptimin.

Ky është viti kur duhet ta gjeni të vërtetën për veten dhe të mësoni të gëzoheni dhe kënaqeni me të. Intuita dhe imagjinata janë shumë të fuqishme në këtë periudhë dhe ju frymëzojnë për shumë qëllime dhe projekte.

Ëndërroni ëndrrat tuaja pa frikë nga përqeshja apo mossuksesi, sepse do t’jua përmirësojnë jetën, do t’ju ndihmojnë që edhe në realitet të notoni më mirë dhe t’i përdorni të dyja anët e jetës për të arritur sukses.

Ndryshimi arrin edhe në dashuri dhe ju ndihmon të definoni kursin tuaj për të ardhmen.

Prisni shumë energji të reja, ngjarje të reja dhe kënaqësi të reja emocionale të cilat vijnë nga sfera juaj jetësore.

Puna dhe karriera

Puna do t’ju inspirojë që më shumë të avanconi në 2020-n. Shfrytëzoni shkathtësitë tuaja natyrale dhe talentet që të tregoheni në punë.

Nëse puna juaj aktuale nuk lejon t’i shfrytëzoni shkathtësitë tuaja, dijen dhe talentin, 2020-a ndoshta do të mund të jetë edhe vit i mirë që të provoni të gjeni punën në të cilën vërtet do të jeni të mirë.

Rezultate më të mira do të arrini kur të punoni në punën me të cilën do të kënaqeni maksimalisht dhe me presion minimal.

Këtë vit me siguri nuk do të fokusoheni shumë te paratë, gjë që do të mund të shkaktonin probleme financiare në këtë vit.

Kur është fjala për buxhetin, më mirë është që të mendoni më shumë logjikisht se kreativisht. Jepni çdo gjë nga vetja që këtë vit të shmangni blerjet joserioze, të cilat nuk ju janë të nevojshme.

E dëshironi shumë lirinë dhe ndërmarrjet e reja në punën dhe karrierën tuaj. Ky është viti kur mund t’i arrini këto.

Në 2020-n do të jeni më të gatshëm të rrezikoni apo të sforconi rrugët e reja në jetën profesionale, andaj do të zbuloni që puna sipas zgjedhjes vetjake ju sjell edhe më shumë kënaqësi. Kjo do të ketë kuptim edhe më të madh për ju.

Gjatë tri viteve të fundit gjërat nuk kanë qenë edhe aq të këndshme për ju. Do të kënaqeni në 2020-n, posaçërisht pas pranverës kur ndërmarrjet e reja të marrin formën krejtësisht tjetër nga ajo në të cilën jeni mësuar.

Do të dilni nga zona juaj komfore dhe e sigurt, mirëpo, megjithatë do të ndiheni rehat. Puna e përkushtuar është fjala kyç shumë e rëndësishme për ju në këtë vit.

Puna do t’ju sjellë shpërblim dhe avancim, madje pa kurrfarë sfidash gjithnjë deri në eklipsin në pranverë.

Kur të ndodhë kjo këtë vit, të gjitha humbjet shpejt do të transformohen në fitim, si edhe ju do t’i ristrukturoni punët tuaja financiare, strategjitë financiare, madje edhe filozofinë financiare.

Ndoshta nuk do të shihni ndryshime në veten tuaj, mirëpo të tjerët e shohin madje edhe do të vijnë te ju. Do të duket sikur fati ka arritur madje me mundësi të shumta, të reja, të ndryshme dhe aventuriere.

Ju do të bëni plane serioze financiare, mirëpo qëndroni të hapur për mënyra të reja.

Me siguri nuk do të lozni në të sigurt në vitin 2020, prandaj kujdesuni mirë çfarë bëni dhe si bëni.

Shëndeti

Peshqit ndoshta do të binden që këtë vit kanë më shumë energji. Ndoshta do të vëreni edhe që disa nga shprehitë tuaja më të këqija ndikojnë në jetën tuaj.

Është koha që të filloni t’i përkushtoheni më mirë vetes. Është mirë të filloni të ushtroni dhe t’i ndërprisni shprehitë e këqija. Mos dyshoni në vetveten dhe qëndroni këmbëngulës në ato përpjekje.

Problemet shëndetësore mund të shfaqen këtë vit. Bash kur ndiheni i papërmbajtur në karrierë dhe jetë, mund të ndodhë që t’ju rrezikohet shëndeti, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ju do të jeni më i hapur që të bëni çdo gjë që është e nevojshme në mënyrë që të përmirësoni shëndetin dhe kjo do të ndodhë në fillim të verës.

Do të jetë ndryshim i përhershëm i fokusit tuaj në ushqim, mënyrën e ushqimit, ushtrimin dhe ruajtjen e shëndetit.

Pengesa dymujore në pranverë, e cila nuk do të ketë natyrë serioze, ju çon deri në ndryshime të përhershme.

Ju gjithashtu do të hasni në ndryshime të natyrës emocionale dhe do t’i arrini disa nivele më shumë shpirtërore, gjë që te ju do të ulin stresin, duke ju sjellë paqen e kërkuar gjatë, kënaqësinë dhe gëzimin.

2020-a ju sjell aventura të vazhdueshme dhe argëtim dhe dëshironi që të ndiheni këndshëm në të gjitha nivelet.

Dashuria

Këtë vit marrëdhëniet tuaja do të jenë më të mira se në vitet e kaluara. Jeta juaj shoqërore do të lulëzojë në vitin 2020.

Nëse tashmë jeni në lidhje, atëherë gjërat do të bëhen edhe më të bukura. Sa më shumë optimistë që të jeni në jetën shoqërore aq më shumë do të mund të tërhiqni njerëz të mrekullueshëm dhe do të bëni shumë miq të rinj.

Nëse jeni i vetëm, me siguri do të njihni dashuri të re në vitin 2020. Jeta juaj shoqërore do të jetë plot gëzime në 2020-n.

Gjithashtu do të jeni të ftuar në shumë ngjarje të ndryshme këtë vit. Mos u frikësoni të shfaqni egon tuaj të vërtetë, madje edhe kur jeni diku në publik.

Mos u ndieni fajtor, vetëm qëndroni me miqtë të cilët ju pranojnë ashtu siç jeni. Marrëdhëniet nuk janë përparësi e lartë në këtë vit.

Filloni të studioni dhe mësoni t’i shmangni ato lidhje të cilat nuk ju sjellin asgjë. Do të keni tendencë të mendoni për atë se çfarë duhet të bëni dhe çfarë nuk duhet të bëni dhe do të jeni të gatshëm t’i braktisni ata të cilët nuk i plotësojnë pritjet tuaja apo janë destruktivë.

Nëse jeni të martuar, do të synoni të qëndroni në martesë. Nëse jeni i vetëm, do të synoni të mbani këtë status.

Ky është vit më shumë i përkushtuar vetëm juve sesa marrëdhënieve tuaja intime.

Këtë vit do të kërkoni më shumë aventura në jetën tuaj. Do të ndiheni më impulsivë, të sigurt dhe më të pavarur se kurrë më parë. Por njëherazi do të jeni edhe realistë. Të gjitha këto do të ndikojnë në personalitetin tuaj.

Ju këshillojmë të mos e fshihni personalitetin tuaj të vërtetë. Mos kini frikë, plotësojani dëshirat vetes dhe rrini afër njerëzve që ju duan.