Horoskopi javor për periudhën nga 07 – 14 tetor

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime.

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme. 

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Keni humbur durimin, sepse po prisni zhvillimin të volitshëm të situatës dhe mundësinë e përtëritjes së marrëdhënieve afariste me një person të cilin e njihni goxha mirë, apo ndoshta nuk keni pasur rastin që në të kaluarën që të zhvilloni bashkëpunim të mirë ashtu siç keni pritur. Në pjesën e dytë të javës, një person do t’ju kontaktojë, është e mundshme nëpërmjet ndërmjetësit apo do t’ju imponohet një bisedë sy më sy, sepse fjala është për mundësinë e ndryshimeve të rëndësishme të karrierës. Qëndroni konsekuent bindjeve tuaja.

Shëndeti: Ju ka rënë imuniteti.

Dashuria: Kjo periudhë mund të jetë me probleme për ata që tashmë një kohë të gjatë janë të martuar, sepse rrezikojnë të fillojnë lidhje sekrete apo t’u dorëzohen tundimeve për flirt me dikë që tashmë një kohë të gjatë u ka pëlqyer. Jeni të vetëdijshëm që mund të bëni kompromis, mirëpo kjo gjë nuk do t’ju sjellë ndjenjën e qetësisë shpirtërore.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Në pjesën e parë të javës do të keni rastin të bashkëpunoni me ata të cilët ju përkrahin dhe te të cilët keni besim. Do të jetë një periudhë e mirë për ata persona të cilët merren me art dhe me punë të tjera, të cilat nuk kërkojnë ndihmë nga të tjerët. Kjo periudhë është e përshtatshme posaçërisht për ata që merren me muzikë dhe me pikturë. Komunikimi me bashkëpunëtorët nuk do të jetë edhe aq i lehtë.

Shëndeti: Ose jeni seriozisht i sëmurë ose jeni plotësisht i shëndetshëm. Mesatare nuk ekziston. Është me rëndësi ta dini se cilës kategori i përkisni.

Dashuria: Jini më konsekuent ndaj vetes edhe kur është fala për idetë tuaja afariste, edhe kur është fjala për dashurinë. Edhe pse jeni të gatshëm të sakrifikoni shumë për personin e dashur, përpiquni që më shumë ta rregulloni jetën tuaj dhe të mos jeni sidomos në pozitë inferiore, dhe as të mos ndiheni të sakrifikuar për personin e dashur.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Entuziazmin tuaj janë duke e nxitur bashkëpunëtorët, të cilët janë të gatshëm t’i përkrahin idetë tuaja. Mos i bëni vetes kurrfarë kufizimesh, përkundrazi jini të gatshëm që të punoni shumë, andaj edhe sukseset nuk do t’ju mungojnë. Ka mundësi të shkoni në një udhëtim jashtë vendit në të cilin do të mund ta zgjeroni bashkëpunimin me të huajt.

Shëndeti: Nëse e teproni me ëmbëlsira, shëndeti do t’ju përkeqësohet. Kolesterina dhe problemet e tjera shëndetësore mund të vihen nën kontroll.

Dashuria: Kjo periudhë ka mundësi të jetë romantike edhe për ata personat të cilët janë të lirë, edhe për ata që janë të dashuruar apo dëshirojnë ta ripërtërijnë lidhjen e vjetër. Është e mundshme lidhja me dikë i cili ju është shumë person i besueshëm, por edhe i cili ju nxit të jeni më ambicioz dhe shumë gjëra t’i bën sipas dëshirës suaj.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Përpiquni që energjinë tuaj ta orientoni në ato punë të cilat ju krijojnë më shumë mundësi për të promovuar veten. Do të duhet që t’u përshtateni kushteve të punës të cilat ndoshta ju kërkojnë shumë angazhim, ndërkaq është e mundshme që do të arrini të imponoheni me stilin tuaj. Është mirë të mos i humbni kontaktet me bashkëpunëtorët dhe me të tjerët që janë të gatshëm t’ju ndihmojnë.

Shëndeti: Ka mundësi që të vuani nga dhembja e kokës.

Dashuria: Në fillim të kësaj periudhe mund të takoheni me dikë me të cilin do të merreni vesh të takoheni, i cili mund t’ju ngazëllejë deri në atë masë që me siguri do të mendoni se fjala është për personin ideal për ju. Nëse do të jetë fjala për dikë ndaj të cilit keni qenë indiferent, aq më shumë keni mundësi që me atë person të krijoni marrëdhënie të mira.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Këtë javë do të keni mundësi t’i përmirësoni raportet me bashkëpunëtorët dhe do të mund të merreni vesh për të gjitha planet në fushën afariste. Ju mbetet që t’u përshtateni kushteve të reja të punës, posaçërisht nëse jeni person i lindur në shenjën e Dashit. Nga angazhimi juaj personal më së shumti varet rezultati i një pune në të cilën tashmë një kohë të gjatë jeni duke e punuar me entuziazëm.

Shëndeti: Përpiquni të gjeni kohë të lirë që të qëndroni më shumë në natyrë dhe të merreni me rekreacion.

Dashuria: Jeni të gatshëm të bëheni më të përshtatshëm dhe ta ndryshoni mendimin ndaj personit të dashur, vetëm e vetëm që t’i rregulloni marrëdhëniet dashurore. Më në fund e keni kuptuar që në dashuri, pos që të marrësh, duhet edhe të japësh. Ky qëndrim juaji ndaj personit të dashur do t’ju bëjë që të përjetoni momente të këndshme dhe të paharrueshme. Kënaquni në përjetime të magjishme të dyanshme.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Pjesa e parë e javës do t’ju kalojë duke u përpjekur që t’ia impononi një bashkëpunëtori projektin apo idenë tuaj, mirëpo duhet të jeni të gatshëm që po në të njëjtën masë të jeni të hapur edhe ndaj sugjerimit e tij. Një person do të jetë i gatshëm t’ju përkrahë, posaçërisht nëse nuk do të insistoni të bashkëpunoni me persona të jashtëm. Ka mundësi të merrni një lajm për një pagesë goxha të madhe që ju është bërë për një punë të cilën e keni përfunduar para disa muajsh.

Shëndeti: Ka mundësi të keni dhembje koke, si pasojë e lodhjes dhe e ndryshimeve të motit, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Lidhja juaj e cila deri tani ka qenë vetëm romantike shumë shpejt do të bëhet diçka më e zjarrtë, gjë që mund t’ju shkaktojë probleme nëse me zjarr të njëjtë do të jeni i gatshëm të debatoni në të njëjtën mënyrë siç po i shfaqni emocionet. Kini besim te partneri edhe kur është i gatshëm t’ju kritikojë.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Kjo është periudha më e mirë për ata që merren me punë të pavarura, për artistët apo për ata që merren me punë publike. Do të kenë mundësi të tregojnë talentin i cili nuk do të mbetet i pavërejtur. Do të krijojnë sërish shanse të mira për të arritur suksese të konsiderueshme. Ju mbetet që të angazhoheni edhe më shumë në punët të cilat kërkojnë komunikim të mirë me publikun dhe me klientët. Mund të prisni rritje të të ardhurave nga punët jashtë orarit

Shëndeti: Është momenti i fundit të hiqni dorë nga duhani dhe alkooli.

Dashuria: Shkoni bashkë me personin e dashur në një udhëtim apo në ndonjë pushim të shkurtër. Nëse jeni një kohë më të gjatë në lidhje dashurie apo jeni të martuar, ju jeni personi i cili jep idenë se si të bëhet lidhja edhe më e fuqishme. Personat e lirë do të kenë mundësinë të njohin dikë në ndonjë qendër rekreative.

 

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Pjesa e parë e javës do t’ju kalojë duke u përpjekur që ta bindni partnerin afarist për punët që nuk keni pasur mundësi t’i përfundoni. Qëndrimi juaj autoritar në këtë periudhë do t’ju sjellë efekte të kundërta.  Partnerët tuaj nuk do të jenë të gatshëm të marrin këshilla nga ju. Ata dëshirojnë të jeni superiorë ndaj jush.

Shëndeti: Tani probleme shëndetësore nuk keni. Ju ka mbetur vetëm që të këndelleni dhe të përpiqeni që sa më pak të keni pasoja.

Dashuria: Këtë javë do të gjendeni mjaft mirë në dashuri, posaçërisht nëse keni disa simpati dhe nëse arrini ta mbani tërë situatën nën kontroll, madje edhe nëse jeni në lidhje të përhershme dashurie, nuk do t’ju mungojë edhe flirti me të tjerët. Nuk lejoni kurrkënd që të ndikojë në vendimet tuaja, andaj edhe mos u zhgënjeni nëse do të ballafaqoheni me situata të pakëndshme.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Kjo javë mund të jetë shumë e bujshme me ngjarje të ndryshme, takime dhe përpjekje për të lidhur një kontratë të re afariste. Jeni shumë të interesuar të takoheni me një person i cili deri para pak kohësh ju ka shkaktuar mjaft probleme. Me kënaqësi do  të pranoni një punë të re e cila do t’ju mundësojë të krijoni bashkëpunim me personat të cilët shpesh udhëtojnë jashtë vendit.

Shëndeti: Ka mundësi të keni probleme me reumën, lëkurën apo dhëmbët.

Dashuria: Këtë javë do të keni mundësi të takoheni me persona të rëndësishëm, të cilët nuk keni pasur mundësinë t’i njihni edhe aq mirë, por që gjithmonë ju kanë përkrahur. Jeni të vetëdijshëm që ju konsiderojnë shumë joshësh dhe argëtues. Është e mundshme të krijoni kontakte me ata persona të cilët deri tani nuk keni pasur rastin t’i njihmi mirë, ndërkaq ju do të jeni të gatshëm të krijoni lidhje dashurie.

 

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Nga angazhimi juaj personal dhe nga gatishmëria që t’i përkushtoheni punës varet se sa do të fitoni. Do të jeni shumë më aktiv dhe më ambicioz dhe nuk do të hamendeni që të filloni një punë të re apo të angazhoheni me bashkëpunëtorët për atë që kaherë keni dëshiruar. Në ambientin tuaj të punës ka mjaft persona që janë të gatshëm t’ju ndihmojnë që t’i arrini qëllimet tuaja.

Shëndeti: Kujdesuni më shumë kur jeni duke drejtuar veturën.

Dashuria: Jeni të gatshëm të angazhoheni maksimalisht dhe të jeni më shumë aktiv në planin privat dhe të bëni një ndryshim të rëndësishëm në raport me dikë, i cili shpesh ju shkakton telashe. Nuk jeni duke u sjellë me taktikë, edhe pse po përpiqeni që të mos tregoni atë që ju nevrikos te partneri. Nuk është kjo periudhë e përshtatshme të filloni bisedime serioze.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Do të përpiqeni të merrni qëndrim autoritar, andaj edhe me siguri do të arrini rezultatet e dëshiruara, posaçërisht nëse është fjala për ndonjë punë me një person i cili gjithmonë ka qenë idhull juaji apo ndoshta dikur ka qenë eprori juaj. Puna e pavarur do të mund t’ju sjellë të ardhura të mira.

Shëndeti: Hormonet janë të rrezikuara, ato mund t’ju shkaktojnë telashe qoftë kur është fjala për gjëndrat tiroide apo sëmundjen e sheqerit.

Dashuria: Nuk është mirë të nevrikoseni nëse nuk do të keni sukses që në rastin e parë ta bindni personin i cili ju pëlqen shumë që të pranojë të takohet me ju. Keni bindjen që sikur personi i cili po ju pëlqen t’ju jepte shansin, do t’ju bënte të ndiheni të kënaqur. Nëse jeni një kohë të gjatë në lidhje, mos insistoni të filloni jetë të përbashkët. Partneri juaj akoma nuk është i gatshëm për të.

PESHQIT 20.2 – 20.03.)

Puna: Kjo javë do të jetë me shumë takime dhe kontakte me persona autoritarë të cilët do të mund t’ju ndihmojnë të avanconi në karrierën tuaj. Ekziston mundësia që një mik juaji t’ju lidhë me një person me të cilin do të mund të realizoni bashkëpunim të suksesshëm. Situata financiare do të mund të përmirësohet dukshëm me ndihmën e një personi i cili do t’ju japë punë jashtë orarit të rregullt.

Shëndeti: Ka mundësi të keni probleme me ushqimin. Duhet ta kuptoni që shëndeti hyn nga goja.

Dashuria: Në fillim të kësaj jave ka mundësi të filloni një romancë me një person i cili bën udhëtime të shpeshta, apo me personin të cilin dikur shumë e keni dashur. Keni nevojë që me sjelljen tuaj prej xhentëlmeni t’ia bëni me dije një personi që ju është posaçërisht simpatik që dëshironi të krijoni një lidhje të zjarrtë dashurie. Ka mundësi që ai person të jetë në kolektivin tuaj të punës.