Hani çokollatë dhe pini verë nëse doni të jetoni më gjatë

Sipas një studimi të ri, personat që konsumojnë verë dhe çokollatë rigjenerojnë qelizat e vjetra të tyre prandaj jetojnë më gjatë.

Një përbërës i gjendur në çokollatë të zezë dhe verë të kuqe do të iu ripërtërijë qelizat tuaja, shkruan “Independent”.

Kërkuesit nga Univeristetet Exeter dhe Brighton kanë zbuluar se ky përbërës i bën qelizat që të duken dhe të kryejnë funksionet sikur të ishin më të reja.

Ata kanë thënë se këta përbërës quhen analoge te resveratrolit dhe janë kimikate që gjenden në verë të kuqe, çokollatë të zezë, rrush të kuq dhe boronica.

Disa orë pas konsumit, në qeliza vërehet menjëherë dallimi sepse puna e tyre do të jetë më e shpejtë dhe më efikase.

Kërkuesit shpresojnë se kjo mund të përdoret si formë tretmani kundër moshës.

Një nga arsyet pse ne plakemi, është sepse me kalimin e moshës, qelizat tona fillojnë të mos funksionojnë ashtu siç duhet, prandaj ne fillojmë të dobësohemi fizikisht.

Kërkuesit nuk e kanë zbërthyer akoma në thelb se si funksionon kjo, por shpresojnë që në një të ardhme të afërt të filloi një formë trajtimi.

Deri atëherë, këshilla e ekspertëve është që të konsumoni rregullisht këto produkte, por kuptohet në një masë të caktuar.