Gratë me kancer të gjirit që bëjnë aktivitete fizike, janë 46% më pak të rrezikuara nga vdekja

Një studim i fundit i kryer nga një grup shkencëtarësh në Gjermani, ka sugjeruar që ushtrimi i aktiviteteve fizike për së paku 150 minuta në jave, nga gratë të cilat janë të diagnostikuara me kancer të gjirit, mund ta zvogëlojnë shansin e vdekjes.

Shkencëtarët nga Qendra e Hulumtimeve në Gjermania, ka përcjellur 2.000 gra të diagnostikuara me kancer gjatë një dekade. Qëllimi i këtij studimi ka qenë të vërtetohet, nëse ushtrimet fizike mund të ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes.

Tanimë dihet se gratë, qe kanë një peshë standarde dhe bëjnë një jetë aktive, janë më pak te prekura nga ky lloj i kancerit. Mirëpo shumë pak studime janë bërë në atë, se si ndikon aktiviteti fizik tek gratë që tanimë e kanë kancerin e gjirit.

Studimi i publikuar në revistën “Breast Cancer Journal”, si përfundim ka vërtetuar se gratë, të cilat e rrisin aktivitetin fizik pasi të jenë diagnostikuar nga kanceri i gjirit, mund ta ulin rrezikun i vdekjes për 46%.