Gjetjet shokuese, 10 gota verë në javë shkurtojnë jetën tuaj për dy vjet

Konsumimi i dhjetë gotave me verë në javë mund të shkurtojë jetën e njeriut për dy vjet, tregon një studim i fundit.

Çdo gotë e përditshme me verë ose birrë mund të rrisë rrezikun nga sëmundjet e zemrës ose sulmit në tru, thuhet në studimin e Cambridge.

Ekspertët pohojnë se çdo 40-vjeçar për çdo gotë që merr në ditë me verë shkurton jetën e tij për 15 minuta dhe kjo është e barabartë me pirjen e një cigareje.

Studiuesit kanë vëzhguar 83 studime në të cilat janë përfshirë 600 mijë njerëz nga 19 shtete të botës me të ardhura të larta, ku gjysma prej tyre vinin nga Britania e Madhe.