Gjendet mënyra për të përmirësuar performancën e trurit

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Alto në Finlandë dhe Universiteti i Helsinkit për herë të parë përmirësoi punën e trurit duke përdorur stimulimin transkranial magnetik, shkruan revista ‘Cerebral Cortex’.

Gjatë eksperimentit, shkencëtarët ndikuan në proceset metakognitive duke stimuluar neuronet me impulse të shkurtra magnetike, të cilat u mundësuan njerëzve që të kryejnë një sërë detyra për kujtesën e prekshme në mënyrë më efikase.

Proceset metakognitive lidhen me aftësinë e njerëzve për të monitoruar dhe kontrolluar proceset e tyre njohëse: llojet e ndryshme të kujtesës, vëmendje, emocion dhe vendimmarrje