Futbollisti i njohur italian: Isha i sëmurë pas seksit

Në një intervistë për mediat italiane Antonio Cassano ka rrëfyer të kaluarën e tij duke thënë se ishte i sëmurë pas seksit.

“Kam pasur një rini vërtet të çuditshme. Dikur isha gjithë kohën mes femrave, kaloja nga 1 deri në 10 femra në natë. Isha i sëmurë pas seksit. Por më pas njoha Carolinën. Mu desh plot një muaj e gjysëm për t’i dhënë puthjen e parë, pasi e doja vërtet”, ka thënë Cassano.

Futbollisti që ka luajtur ndër të tjera me Milanin, Interin, Realin dhe Romën thotë se ende nuk ka një ofertë serioze për t’u rikthyer në futboll.

Më kanë bërë ofertë Olimpiakos dhe Sporting Lisbona, por dua të luaj në Itali dhe të rikthehem në kombëtare.