Fustanet e maturës për këtë sezon (Video)

Këshilla nga stilistët për përzgjedhjen e fustaneve të maturës për vitin 2015.

Ajo që duhet të kenë parasysh të gjitha vajzat për këtë vit si dhe për çdo vit tjetër është të zgjedhin fustanin që i përshtatet formës së trupit.

Stilistët kosovarë prezantojnë për këtë vit fustane të shkurtër por nuk mungojnë as atë të gjatë, që vajzave i japin pamjen e një princeshe.

Edhe dizejnatorja Vjollca Llapashtica preferon fustane të gjatë. Me gjithë mendimet dhe shijet e ndryshme, ajo mendon se vajzat e reja e teprojnë me një ekstravagancë të panevojshme.

Ajo tregon se këtë vit mund të zgjidhen modele nga më të ndryshmet, nga vajzat që guxojnë të eksperimentojnë dhe ato që duan të ndihen komodë, elegantë dhe bukur.

 

Sa i përket ngjyrave, Vjollca mendon se nuk duhet të kufizohen në ngjyra, vajzat duhet të shikojnë t’i përshtaten sipas nuancës së lëkurës së trupit, syve, flokëve e madje edhe personalitetit.