Favoriti sezonal i modës: Ky model i bluzës është pjesë kryesore për arritjen e veshjes glamuroze!

Disa vite më parë bluzat me kravatë kanë qenë hit i madh, mirëpo, gjykuar sipas fotografive të ekspertëve të modës dhe stilisteve, të cilat mund t’i shohin gjatë disa ditëve të fundit, ato janë kthyer me të madhe

Ky model i bluzës ka tendencë të bëhet trend kryesor i vitit.

Nëse kërkoni pjesë rrobe në të cilën do të dukeni e veshur me rroba të shtrenjta dhe glamuroze, mos kërkoni më. Vetëm një detaj do t’ju japë gjithë atë që ju nevojitet.

Mund të barten në rastet më të ndryshme, andaj me siguri nuk do të pendoheni nëse e pasuroni gardërobën me këtë pjesë.

Shkëlqyeshëm përshtatet në veshjet afariste, mirëpo edhe në kombinimet për dalje nga shtëpia.

Kravatat do të jenë detaje kryesore të modës, andaj mund t’i shohim edhe të kombinuara me fustane. Do të bindeni që duket shumë interesante.