Ekspertët thonë se tradhtia e bënë lidhjen tuaj më të fortë

Një konsulente e lidhjeve ka thënë që tradhtia e bënë lidhjen tuaj më të fortë.

 Ajo ju ka dhënë një mesazh çifteve që ta konsiderojnë faljen e tradhtisë sepse kjo ua forcon lidhjen me partnerin/partneren.

Tradhtia është numri një sa i përket shkatërrimit të një lidhje. Por një eksperte/konsulente e lidhjeve dhe marrëdhënieve seksuale, ka deklaruar se “tradhtia mund ta shpëtojë një lidhje apo martësë dhe madje mund ta bënë atë më të fortë”, raporton “Daily Star”, transmeton lajmi.net.

Ekspertja nga Australia ka pretenduar se tradhtia nuk e prishë një lidhje. Ajo ka shtuar “Të kuptoni se si ka ndodhur tradhtia, mund të ju ndihmojë të kuptoni në mënyrë të qartë dhe të jepni përgjigje në shumë pyetje që më parë keni hezituar të i pyetni”.

Kjo nuk është vetëm se të kush është faji, por bënë që të i kuptoni rrënjët se pse keni ardhur deri tek tradhtia dhe se ku ka filluar pabesia dhe kështu mund të merrni vendim rreth lidhjes suaj se atë vazhdoni apo jo.

Ajo beson që tradhtia është njëjtë sikur problemet tjera në lidhje, një gjë që mund të diskutohet dhe më pas të merret vendim.