E keni ditur që meshkujt e bukur e kanë një të metë të madhe

Për nevoja të studimit, një ekip shkencëtarësh ka bërë analizën e spermës të marrë nga 50 studentë të rekrutuar nga Universiteti në Valensia

Studimi më i ri ka zbuluar lidhjen midis personave të bukur dhe cilësisë së spermës – meshkujt me linja të bukura të fytyrës, me tipare mashkullore kanë spermën e cilësisë më të dobët në krahasim me meshkujt e tjerë.

“Aq sa ne dimë, ky është një demonstrim i parë i këtij fenomeni”, ka thënë bashkautori i studimit dr. Juka Kekalainen, nga Qendra e Biologjisë Evolutive e Australisë.

Mirëpo, hulumtuesit nuk kanë arritur të bëjnë shpjegimin për këtë zbulim, edhe pse hulumtimet e mëparshme kanë treguar që niveli lartë i testosteroneve mund të dëmtojë prodhimin e spermës.

Me atë rast, rezultatet janë në kundërshtim me teorinë mbi pjellorinë, e cila thekson që femrat kërkojnë meshkuj të bukur për shkak të asaj që pasardhësit e tyre do të mund të përfitonin nga gjenet trashëguese në formë të shëndetit më të mirë dhe inteligjencës më të lartë.

Për nevoja të studimit, ekipi i shkencëtarëve ka bërë analizën e spermës të marrë nga 50 studentë të rekrutuar nga Universiteti në Valensia. Me atë rast fotografitë e fytyrave të tyre u janë treguar meshkujve të tjerë heteroseksualë dhe femrave të moshës 20 vjeçe.

Femrat kanë qenë të obliguara të vlerësojnë fotografitë e meshkujve sikur të kërkonin partnerin potencial për lidhje afatgjatë, ndërkaq meshkujt kanë qenë të obliguar të vlerësojnë sesi i kanë menduar dhe sesi i kanë vlerësuar femrat.

Përpos vështrimit të fytyrave mashkullore dhe cilësisë së spermës, hulumtuesit gjithashtu kanë dëshiruar të dinë se a është e lidhur drejtpërdrejt cilësia e spermës me dukjen e tyre.

“Mendoj që kemi zbuluar që cilësia e spermës është e lidhur me bukurinë e mashkullit”, ka thënë Kekalainen. Mirëpo, a do të thotë kjo që femrat të cilat kërkojnë partnerë të aftë që të kujdesen për fëmijët duhet mos zgjedhim meshkuj të bukur?

Kekalainen thotë që janë të nevojshme hulumtime plotësuese të cilat do të duhej të tregonin shkakësinë dhe mekanizmat e këtij zbulimi, para se të fillojnë t’u japin këshilla femrave.