Dy shqiptaret që iu mësojnë shkencën amerikanëve (VIDEO)

Dy shqiptare, të cilat janëlarguar fare të vogla nga Shqipëria, sot janë doktore shkencash, njëra në Universitetin Harvard të Bostonit, tjetra në Kolegjin Universitar të Londrës, ku japin leksione dhe merren me kërkime shkencore.

Ata janë larguar nga Patosi i Fierit në vitin 1997-të dhe tashmë janë pedagoge në një nga universitetet më të njohura në botë. .

Detina dhe Argita Zalli folën të shtunën në një sallë të Harvarditpër jetën e tyre të veçantë dhe për suksesin e arritur në një moshë mjaft të re, që ato mendojnë se është fryt i përkushtimit të prindërve dhe i punës së tyre.

Për më tepër shiheni këtë kronikë e realizuar në Harvard.