Dukja femërore sërish është në trend: Anna Wintour ka zgjedhur tre aksesorë të cilët do të dominojnë gjatë 2020-s!

Nëse doni që të jeni në hap me trendët, këto pjesë veshjesh blini me kohë

Anna Wintour,  femra më e fuqishme në botën e medias dhe argëtimit, ka pasur përgjigje të gatshme pyetjes se çfarë do të jetë aktuale këtë vit, pra asaj duhet t’i besohet.

Ajo është personi i cili ka nuhatje në gjithë atë që ndodh në skenën e modës para se të arrijë ta shohë publiku. Këto tri pjesë do t’i shohim shpesh nëpër rrugë, thotë ajo.

Pason sezoni në të cilin do të dominojnë aksesorët femërorë. Dukja fine dhe eleganca sërish janë në trend.

Çantat e thurura

Kjo shtojcë e papritur mode shkëlqyeshëm mund duket nëse kombinohet në mënyrën e duhur. Në dyqane do të gjenden në të gjitha dimensionet.

Çanta në formë qeske

Mini-versioni i këtyre çantave do të dominojë skenën e modës dhe tashme të madhe mund të shihet nëpër rrugë. Bashkë me to çdo veshje do të duket më simpatike.

Inxhitë

Dukja femërore sërish është në trend, andaj mu për këtë inxhitë janë të pashmangshme. Qaforet, byzylykët dhe detajet në rroba, inxhitë do të gjenden gjithkah.