Dialogu juaj i brendshëm

Nëse dëshironi të kënaqeni, nëse dëshironi ta përdorni krijimtarinë që ndodhet në vetëdijen e pastër, atëherë duhet t’i qasemi asaj.

Një nga mënyrat e qasjes kësaj sfere është praktika ditore e mendimit, e meditimit dhe e mosgjykimit.

Nëse kurrnjëherë nuk i ofroni vetes mundësi ta përjetoni qetësinë, ju keni për të krijuar turbulencën e dialogut tuaj të brendshëm.

Apo thjesht merruni vesh me vetveten që çdo ditë, në një kohë të caktuar, ta ruani qetësinë e brendshme.

Në fillim dialogu juaj i brendshëm ju trazon, ju ndieni nevojë të fuqishme që të thoni diçka.

Uni i vërtetë, fryma e shenjtë, vërtet është kontroll mbi veten dhe pikë.

Kur të pushojë dialogu i brendshëm, ju do të filloni ta përjetoni qetësinë e sferës së pastër.

Mënyra tjetër për të arritur qetësinë është meditimi i përditshëm.

Me anë të meditimit keni për të mësuar që ta përjetoni sferën e qetësisë së pastër dhe të vetëdijes së pastër.

Në sferën e qetësisë dhe të vetëdijes së pastër ndodhet sfera e forcës së pakufishme.

Qetësia është kushti i parë për realizimin e dëshirave, pasi vetëm në qetësi ju arrini sferën e potencialit të pastër, e cila mund të harmonizojë hollësi të pakufishme.

Uni juaj i vërtetë do të sjellë shërimin e vërtetë.

E kur ta keni arritur njohjen e Unit tuaj të vërtetë e ta kuptoni natyrën tuaj të vërtetë, kurrë më nuk do ta ndieni veten fajtor për asgjë, meqë do ta kuptoni se esenca e tërë begatisë materiale është energjia jetësore.

Esencë është potenciali i pastër, është natyra juaj e lindur.

Sa më afër natyrës së vërtetë, aq më shumë mendime të shëndosha dhe forcë krijuese.

Pasi sfera e potencialit të pastër është poashtu edhe sferë e krijimtarisë së pafund dhe e dijes së pastër.