Cilat janë 27 gënjeshtrat që të gjithë themi në mediat sociale!

Ditët e sotme, shumica prej nesh janë në të paktën një platformë të mediave sociale. Dhe ndërsa Facebook dhe Instagram mund të duken si mënyra të mira për t’u lidhur me miqtë, kolegët dhe anëtarët e familjes që nuk i shihni shumë shpesh, shumë prej sjelljeve dhe kontakteve janë të rreme ose të pompuara e joreale. Njerëzit largohen shumë nga vetvetja për të paraqitur kështu versionin më të mirë të vetes në mediat sociale, edhe nëse ai version nuk është saktësisht i vërtetë.

Pra, nëse ish i/e dashuri/a juaj mund të postojë fotografi të shumta me gjysmën e re pranë vetes, thjesht dijeni që komentet e tyre të dashura për fotografitë e njëri-tjetrit nuk tregojnë tërë historinë. Plus, me filtrat dhe photoshop-in, është e pamundur të dalloni dikë si është në realitet nga imazhet e postuara dhe të kuruara në Instagram.

Me kaq shumë mundësi për të krijuar versione “më të mira” të vetvetes në internet, shanset janë të mëdha që edhe ju të keni ‘gënjyer’ ose postuar diçka jo si është në të vërtetë në mediat sociale. Është koha për t’u treguar realist dhe për të folur rreth gënjeshtrave që të gjithë janë fajtorë duke i treguar apo postuar ato në një moment në mediat sociale.

Dhe për të mos gabuar më në internet, ja cilat janë 27 gabimet që duhet të reshni së bëri:

Gënjeni për arritjet tuaja
Ekzagjeroni rëndësinë tuaj në punë
Të bëni sikur puna juaj është më magjepsëse se sa është në të vërtetë
Mbi filtroni me ngjyra pamjet nga udhëtimet tuaja
Ose thjesht gënjeni për vendet që keni vizituar
Pretendoni të jeni në gjendje më të mirë financiare sesa jeni vërtet
Prezantoheni sikur keni një stili jetese “të shëndetshme”, ndërkohë që realisht nuk e keni
Gënjeni për regjimin tuaj të fitnesit
Shfaqeni si intelektual dhe i lexuar më shumë se sa realisht jeni
Abuzoni me imazhet e realitetit të prindërimit
Pretendoni të jeni gjithmonë i lumtur
Zbukuroni dhe fryni më shumë se sa duhet lidhjen tuaj intime/personale me dikë
Gënjeni për statusin tuaj si ‘single’ (beqar)
Silleni sikur e keni harruar tërësisht ish të dashurin/rën tuaj
Shfaqeni sikur keni një lëkurë të mrekullueshme me drita dhe filtra
Postoni selfie pa grim ose make-up por të ekzagjeruara me drita/filtra
Ose tregoni imazhe personale se si e kuroni fytyrën tuaj me kremra ose bimë në detaje
Pretendoni të jeni më i aftë se sa jeni
Ekzagjeroni me imazhe ‘dramatike’ ndërsa jeni sëmurë ose i lodhur
Pretendoni të jeni miq me të gjithë dhe me këdo
Gënjeni për rrethanat e një eventi (duke u shtirur si kryesor ose i rëndësishëm në të)
Zbukuroni më shumë se sa duhet një dalje me miq apo kolegë
Paraqitni postimet dhe imazhet e njerëzve të tjerë si tuajat
Mbi dozimi i natyrës tuaj bamirëse
Duke e tepruar me nivelin tuaj të veprimtarisë politike
Gënjeni për moshën tuaj
Aktroni sikur asgjë s’iu prek dhe s’iu intereson