Cila është mosha mesatare kur njerëzit e humbin virgjërinë?

Pavarësisht se a ju pëlqen ta pranoni apo jo, një pjesë e madhe e viteve të adoleshencës i shpenzoni duke u brengosur pa nevojë për seks.

Si është seksi? Kush është duke bërë seks? Dhe, me shumë gjasë shpesh e pyetni apo e keni pyetur veten se cila është mosha “normale” për të bërë seks.

Por, cila është mosha mesatare kur njerëzit e humbin virgjërinë?

Sipas rezultateve nga një studim, mosha mesatare kur njerëzit e humbin virgjërinë është 17.4 vjeç.

Në anketimin me 1,000 njerëz nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekspertët kanë zbuluar se mosha mesatare kur njerëzit bëhen më të “vetëdijshëm” seksualisht është 15 vjeç e dy muaj.

Kjo përfshin, siç thonë hulumtuesit,“kuptimin e papritur të ndjenjave dhe nxitjeve seksuale”.

Për meshkujt në përgjithësi, mosha mesatare kur “zgjohen seksualisht” është pothuajse një vit më herët sesa femrat (14.8 vjeç meshkujt dhe 15.5 vjeçe femrat).

Sa i përket dallimit gjinor të humbjes së virgjërisë, ekspertët thonë se mesatarisht meshkujt e humbin virgjërinë në moshën 17.6 vjeçare dhe femrat në moshën 17.4 vjeçare.