Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e lini duhanin?

Nëse jeni duke pirë duhan, kemi disa lajme të mira për ju: nëse e lini duhanin dhe nuk e ndizni më asnjëherë, trupi juaj do të fillojë të pësojë transformime të mahnitshme në vetëm pak minuta

Lexoni më poshtë dhe mësoni se çfarë i ndodh trupit tuaj momentin që nuk pini më duhan!

Çfarë ndodh nëse nuk pini duhan:

Pas 20 minutash: Ndryshimet në trup tek ata që lenë duhanin ndjehen që në 20 minutat e para. Presioni i gjakut, temperatura trupore dhe rrahjet e pulsit shkojnë drejt normales.

Pas 2 orësh: Simptomat e para të rënies së nivelit të nikotinës në trup, zakonisht shfaqen pas 2 orësh nga cigarja e fundit. Në të përfshihet, ndjesia e ankthit, rritje të oreksit dhe dëshirë të madhe për të pirë një cigare.

Pas 8 orësh: Niveli i monoksidit të karbonit në gjak bie ndërsa niveli i oksigjenit rritet, duke shkuar drejt normales.

Pas 24 orësh: Shanset për të pësuar atak në zemër bien.

Pas 48 orësh: Aftësia për të shijuar dhe nuhatur përmirësohet, pasi mbaresat nervore kanë nisur të rigrupohen.

Pas 3 ditësh: Nikotina është larguar tërësisht nga trupi. Frymëmarrja do të bëhet më e lehtë.

Pas 2 deri në 3 muaj: Kapaciteti i mushkërive rritet me mbi 30 për qind. Qarkullimi i gjakut përmirësohet dhe të ecurit bëhet më e lehtë.

Pas 1 deri në 9 muaj: Kongjestioni sinuseve (nazal) dhe vështirësia në frymëmarrje ulet. Cilia (qerpikët) që fshijnë mbeturinat nga mushkëritë rriten sërish, duke rritur aftësinë e tyre për të përballuar mukusin, për të pastruar mushkëritë dhe për të zvogëluar infeksionin. Gjithashtu vihet re një shtim i energjisë.

Pas 1 viti: Rreziku i sëmundjeve koronare përgjysmohet në krahasim me duhanpirësit.

Pas 2 vitesh: Rreziqet e atakut në zemër bien në nivele normale. Pas 5 vitesh: Shanset për t’u prekur nga kanceri në mushkëri përgjysmohen. Rreziku për goditje cerebrale ulet. Gjithashtu, rreziku i prekjes nga kanceri në gojë, fyt dhe ezofag përgjysmohet, në krahasim me duhanpirësit.

Pas 10 vitesh: Shkalla e vdekjes nga kanceri në mushkëri është e ngjashme me një njeri që nuk pi duhan. Qelizat pre – kancerogjene janë zëvendësuar.

Pas 15 vitesh: Rreziku i sëmundjeve koronare të zemrës është i njëjtë me atë të personave që nuk kanë pirë ndonjëherë duhan.

Përfitimet afatgjata: Joduhanpirësit jetojnë mesatarisht 14 vite më shumë se duhanpirësit.