Çfarë mund të zbulojë mënyra e puthjes për marrëdhënien tuaj?

Puthja me partnerin nuk ju jep vetëm kënaqësi, por gjithashtu luan një rol të madh për të mbajtur të fortë një lidhje romantike.

shtë gjithmonë e rëndësishme të mësoni gjëra të reja. Mënyra se si puthni partnerin në të vërtetë mund të tregojë shumë për lidhjen tuaj të dashurisë. Por si? Mësojeni tani:

Puthja e butë

Kjo është një puthje delikate, në të cilën 2 partnerët prekin butësisht buzët. Është një gjest që tregon sesa i afërt jeni me të dashurin tuaj dhe sa i qetë ndiheni në këtë marrëdhënie. Nëse jeni një puthës i butë, sigurisht që shijoni disa ngacmime dhe provokoni partnerin tuaj për më shumë afrimitet.

Puthja e faqes

Puthja në faqe do të thotë se marrëdhënia juaj është në një rrugë të mirë. Ajo tregon dashuri dhe kënaqësi në shoqërinë e njëri-tjetrit. Mirëpo, kujdes! Kjo tregon se mund të ketë diçka të ngurtë në lidhjen tuaj.

Puthja e Spiderman-it

Edhe pse nuk është një puthje shumë praktike, kjo është një shenjë e spontanitetit në marrëdhënien tuaj dhe do të thotë se ju pëlqen të improvizoni për të gjallëruar romancën tuaj.

Puthja e engjëllit

Nëse e gjeni veten duke puthur butësisht qepallën e mbyllur të partnerit tuaj, kjo është një puthje engjejsh. Ky është një veprim intim që simbolizon një dashuri të fortë dhe i jep të dashurit tuaj një ndjenjë paqeje dhe sigurie. Nëse preferoni këtë lloj puthjeje të ëmbël, kjo do të thotë që ju e doni thellësisht gjysmën tuaj më të mirë dhe kënaqeni duke e bërë atë person të ndihet i dashuruar.

Puthja franceze

Ah, puthja franceze. Kjo puthje shpreh sensualitetin, dëshirën dhe romancën. Nëse puthja franceze është e preferuara juaj, atëherë me siguri keni një të dashur pasionant dhe aventuresk.