Çaji nga mëllaga dhe hudhra, ilaçe natyrale

Çaji nga mëllaga rekomandohet për mukozë të tharë të fytit dhe për pezmatimin e rrugëve të frymëmarrjes

Hudhra ndikon si antibiotik natyral. Kur shkaktarët të sëmundjeve janë viruset, ilaçet natyrale mund të ndihmojnë në rastin e hundës së bllokuar, ngacmimeve në fyt, kollës së thatë dhe temperaturës, pohojnë mbështetësit e mjekësisë tradicionale.

Çaji nga mëllaga rekomandohet për mukozë të thatë të fytit dhe për pezmatimin e rrugëve të frymëmarrjes, sepse e qetëson nevojën për t’u kollitur dhe e lehtëson frymëmarrjen.

Pa problem mund ta pinë shtatzënat dhe fëmijët. Hudhra është gjithashtu shumë e shëndetshme dhe ndikon si një antibiotik natyral, ndërsa me sukses e qetëson kollitjen e natës.

Atyre që nuk mund ta durojnë për shkak të aromës specifike, u rekomandohet që ta ziejnë, e më pas ta pinë ujin në të cilin është zier, e më pas t’i hanë thelpinjtë.

Në barnatore, hudhra mund të blihet edhe në kapsula. Mjalti është i pazëvendësueshëm në mjekimin e inflamacionit të fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes. Ka ndikim antibakterial, e më së miri është që të konsumohet i shkrirë në qumësht e çaj.