Berlini , 7 gjëra që duhet të dish e të shohësh në 48 orë vizitë

Kryeqyteti i Gjermanisë është një qytet enigmatik dhe magjepsës. Nuk kuptohet si ia ka dalë, pasi ka pasur aq shumë shkatërrim, të jetë kaq i gjallë dhe modern. 7 janë gjërat kryesore që duhet të dini përpara se të niseni për në Berlin dhe për ta vizituar mjaftojnë 48 orë.
1. Berlini është një qytet shumë i madh, 9 herë më i madh se sa Parisi, pra keni për të ecur me orë të tëra. Vetëm në se përshkoni rrugën Friedrichstrasse, vena kryesore e qytetit, e gjatë 3.5 km, ose Karl-Marx-Allee, rruga më e famshme e RDGJ-së që shkon nga Strausberger Platz e deri tek Frankfurter Tor, është e nevojshme të vishni këpucë të rehatshme.
2. Shumë janë muzeumet dedikuar Holokaustos, të gjitha gratis. Absolutisht për t’u parë East Side Gallery, sektori më i gjatë i Murit të Berlinit. Pikërisht vitin e kaluar u festua 70 vjetori i internimit te çifutëve nga Berlini në Kampet e Përqendrimit.
3. Berlini është një qytet multi-etnik. Komuniteti më i madh është ai turk. Ju këshillojmë të drejtoheni në lagjen Kreuzberg dhe të shijoni një kebab në një nga kioskat e zonës, mbi të gjitha shumë ekonomik në çmim. Në qoftë se dëshironi të provoni kuzhinën berlineze, mos humbisni klasikun Currywurst me një birrë të mirë; pastaj po qe se kërkoni më të mirën, ju informojmë që qyteti mbart 11 restorante me yjet Michelin.
4. Berlini është qyteti i tretë më i vizituar i Europës, e megjithatë, mbetet një qytet me çmime të mira. Shumë kënaqësi janë gratis, duke filluar që nga Dera e Brandeburg-ut. Të prenotosh nuk është aspak e shtrenjtë, është e mundur të hash një vakt me më pak se 5 euro dhe të pish një birrë edhe me më pak se 1 euro.
5. Kryeqyteti gjerman është një magnet tërheqës për gjërat pararojë, shumë i përhapur është arti i rrugës. Më 15 euro mund të merrni pjesë në një vizitë të organizuar nëpër rrugët e Berlinit dhe në disa prej studiove më të mira të artistëve të qytetit. Siguroni një Berlin WelcomeCard, për të pasur zbritje dhe hyrje gratis nëpër  vendet më tërheqëse që doni të vizitoni.
6. Berlini është një qytet shumë i hapur, ka shumë parqe publike, vendi ideal për të shëtitur e biseduar me një birrë në dorë. Më i famshmi? Tiergarten.
7. Gjallëria e kryeqytetit gjerman dhe aftësia për të ndryshuar e bëjnë Berlinin një vend ideal për t’u argëtuar. Vendet më të frekuentuara janë Hackesche Hòfe, ose gjatë lumit në zonën Osthafen ( porti i lindjes) dhe Sheshi Kollwitzplatz, lagja e vjetër punëtore. Ky qytet kaq i gjallë e i lëvizshëm është ideal për të festuar fundvitin. Për më tepër gjatë periudhës së Krishtlindjeve, është shumë i pasur me tregjet e Krishtlindjes.