Bëhet baba për herë të dhjetë

Aktori Eddie Murphy do të bëhet baba për herë të dhjetë.

Ai pret një fëmijë së bashku me të dashurën e tij australiane, Paige Butcher (39), me të cilën është në lidhje që gjashtë vjet dhe janë prindër të një vajzë 2-vjeçare, Izzy.

Ndryshe, 57-vjeçari ka edhe 8 fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëhershme.