Barack Obama tregon këngët dhe librat me të cilat e ka kaluar verën e nxehtë të këtij viti

Tashmë kur stinës së verës po i afrohet fundi dhe vjeshta është në prag, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ka publikuar titujt e librave dhe të këngëve të cilat e kanë shoqëruar bashkë me Michellen gjatë ditëve të stinës së nxehtë.

“Me verën që po shkon, këtu e keni një pjesë të asaj se çfarë unë dhe Michelle kemi dëgjuar. Disa të reja, disa të vjetra, disa të shpejta, disa të ngadalshme, shpresoj t’i shijoni”, ka shkruar Obama në fotografinë ku ka listuar këngët e preferuara.

Në listën e preferuar të Obamës ndodhen këngëtarë të ndryshëm duke filluar nga Frank Sinatra deri tek Dj Khaled e Jay-Z.