Alba është femër e “degjeneruar”

Banorët janë të gjithë ne oborrin e shtëpisë së “Big Brother Albania 8” dhe si gjithmonë nga një bisedë normale kalon në diskutime.
Marrë shkas nga debati i bërë natën shkuar Fatjoni nis ti kujtojë dhe një herë Albës faktin që provokon meshkujt e shtëpisë nëpër debate derisa ata arrin të humbasin arsyen. Alba nuk pranon që provokon të tilla situata. Ajo mbrohet vetëm me faktin se u përgjigjet siç ata sillen.
Fatjoni vazhdon më tej të kujtojë se ajo ka një fjalor jo të përshtatshëm për një femër dhe nuk do që ti drejtohet atij me zhargonin e saj që nuk i ka aspak hije një femre.

“ Vetëm një femër e degjeneruar ka në zhargonin e saj fjalët që përdor ti si: idiot, legen, debil, pjeshkë, zogu, rrushi…), thotë Fatjoni.
Alba i kundër përgjigjet “ke koncept të gabuar për femrat e degjeneruara” por nuk ngelet me kaq. Qetësia e banorëve të tjerë duket se mbështesin Fatjonin.

Ata janë të një mendimin dhe pse në heshtje. Eleonora jep mendimin e saj të kërkuar prej Fatjonit, pyetjen e drejton Xhensila “Eleonora çfarë quan femër të degjeneruar ti e dashur?” ajo nuk vonon të jap përgjigjen e saj ku mes të qeshurash banorët tregojnë hapur qëndrimin e tyre.

“Një femër që degjeneron seksin e vet edhe kalon në anën e kundërt është një femër e degjeneruar” përfundon Eleonora. Banorët shohin të nevojshme një shpjegim të gjithë asaj çfarë Eleonora tha dhe ajo vazhdon më tej “ një femër që degjeneron në: sjellje, qëndrim, fjalor dhe çdo gjë tjetër duhet femër e degjeneruar ”.

Pas shpjegimit të Eleonorës Fatjoni falenderon dhe i thotë Albës “je një femër e degjeneruar” ngrihet në këmbë dhe largohet. Përgjigjja e Eleonorës dhe reagimi i banorëve e acarojnë Albën. Ajo fillon të mbrojë veten dhe thotë se fjalori saj varet në atë që ka përballë.