A e dini mund ta rrisni dashurinë tuaj?! Duke e depozituar në bankë sigurisht…Historia e “Bankës së Dashurisë” në Sllovaki

BANSKA STIAVNICA, Sllovaki  – Si mund të rrisësh dashurinë? Duke e depozituar në një bankë dashurie, sigurisht…

 

Kasaforta e Bankës së Dashurisë në Sllovaki janë të mbuluara me 2900 vargje poemash romantike dhe secila kuti depozite mban sende me vlerë si unaza martese, letra të Luftës së Dytë Botërore dhe madje edhe bileta kinemaje të filmave që çiftet kanë parë për herë të parë me njëri tjetrin.

Ekspozita e Banska Stiavnica është e vendosur në një bodrum të frymëzuar nga poema e 1846 “Marina”, prindërit e së cilës e martuan me një burrë tjetër duke mos e lejuar të martohet me studentin e varfër dhe poetin Andrej Sladkovic.

“Mendoj se historia është madhështore kur dashuria, pa marrë parasysh pengesat, zgjat gjithmonë” shprehet Eliska Galisova, që sëbashku me të dashurin e saj po mendonte se çfarë të depozitonte për përjetësinë.