9 gjërat që nuk duhet t’i kërkoni burrit tuaj

Të zgjedhë ndërmjet juve dhe nënës së tij

Çfarëdi qoftë raporti juaj me nënë e tij- ndoshta ai ndonjëherë vendos atë mbi ju ose thjeshtë ju nuk mbeteni vetëm- lëreni për hirë të burrit tuaj. Ajo është, pas të gjithave, arsyeja pse ai ekziston në rend të parë, shkruan Woman’s Day.

Të ju dëgjoj sikur një shoqe e juaja

Burri juaj mund të ju dëgjojë shumë herë, por jo se mund të ju këshillojë shumë për gjëra femërore. “Djemtë dhe vajzat kanë komunikime të ndryshme, me meshkujt koncentrimi është në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve, dhe femrat shprehin ndjenjat dhe lidhjen emocionale, shprehet eksperti i këtyre çështjeve David Bennett, autor i “ 11 gabimet e femrave në takime (Dhe si t’i korrigjoni ato).

Të mos shikojë kurrë femra të tjera

Burrat- dhe shumë gra të tyre, gjithashtu- nuk mund të shpamngin shikimin e një femre të bukur, thotë këshilluesi për lidhjet Jason Nik, dhe kjo është e paarsyeshme nëse presim që burri juaj të shmangë shikimin për çfardo femre tërheqëse që kalon. “Shikimi është i natyrshëm, dhe nuk është jo i shëndetshëm deri sa është vetëm shikim,” thotë Nik.

Që të tërhiqet nga pasioni i tij, qoftë nëse është profesional apo personal

Interesimet e burrit tuaj janë pjesë e asaj që ju ka tërhequr në radhë të parë, kështu që rezistoni derisa ai merret me to dhe shpenzon energji në këto gjëra. “Kur burri juaj përfshinë veten e tij brenda punës ose hobit, nuk është injorim për familjen, por për të ‘zhvilluar’ veten e tij për lumturinë e tij të përgjithshme,” thotë Bennett.

Të bëhet një njeri tjetër

Është e natyrshme kur ju pas disa vjetëve pyesni se përse martova këtë njeri . Por diskutoni për përgjegjësitë. Sipas terapeistes familjare Nakya Reeves kjo e bënë atë të ndjehet pjesë e vendimeve për të ndarë përgjegjësitë për fëmijët.

Të ndalojë të takohet me shokët e tij

Burri juaj ka nevojë për të dalë jashtë me shokët e tij, sikurse ju me shoqet.

Të kujtojë çdo moment në lidhjen tuaj, që ka qenë i veçantë për juve

Femrat janë të prirura të kujtojnë momente emocionale më mirë se meshkujt. Sikur që ju kujtoni saktësisht datën dhe kohën e fejesës, burri juaj nuk e kujton ashtu.

Të shfaqni gjithëçka që ju intereson

Mos kërkoni nga ai të jetë me juve në aktivietet që juve ju pëlqejnë por jo edhe atij, këshillon ekspertja për lidhjet Prof. Dr. Tina B. Tessina. Në fakt, duke kaluar momente të mrekullueshme në aktivitete të ndara do të forcojë lidhjen. “Jepini atij mundësin të ndjejë mungesën tuaj nga koha në kohë,” shprehet ajo. Më pas, mund të bëni diçka për t’u kënaqur së bashku, që ju bënë juve të të jeni të hareshëm për njëri-tjetrin, thotë Dr. Tessina.

Të tregohet i madh kur ju silleni si fëmijë

Të qenit pasive-agresive “ është një nga format më destruktive të komunikimit në lidhje- kjo krijon lidhje negative që vetëm bënë keq dhe krijon tension,” sqaron Reeves./Gazeta Tribuna