8 simptomat që ju paralajmërojnë për gurët në veshka

Ndonëse disa nga këto simptomat mund t’iu ngatërrojnë me sëmundje të tjera, nëse shfaqen dy ose më shumë prej tyre atëherë lini një takim me mjekun tuaj.


Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në detoksifikimin e trupit. Ndonëse ne nuk e shohin, ato punojnë ditë e natë me filtrimin dhe heqjen e mbetjeve që kalojnë në gjak.

Për shkak të saj, kur ato kanë vështirësi në funksionin e tyre optimal, kripërat minerale dhe përbërësit e tjerë kimikë formojnë kristale të njohura gjerësisht si gurë në veshka.

Është një gjendje që mund të shkaktojë pengesa në traktin urinar, duke ndërhyrë në urinim dhe duke rezultuar në dhimbje të forta që mund të ndikojnë në cilësinë e jetës.

Më poshtë ju listojmë 8 simptomat që mund t’iu ndihmojnë në identifikimin e gurëve në veshka.

Urinim i shpeshtë dhe me dhimbje

Ndryshime në traktin urinar duhet të jetë gjithmonë një sinjal alarmi.

Ndjenja e vazhdueshme urinimit, e shoqëruar me dhimbje në fund të stomakut, mund të tregojë se keni gurë në veshka.
Në përgjithësi, sasia e urinës zvogëlohet, por vazhdimisht ndjeni tkurrje jo normale të zorrëve (spazma) në fshikëz.

Dhimbja bëhet më e papërballueshme kur gurët e veshkave lëvizin nga fshikëza në uretër.

Dhimbje shpine

Dhimbjet e shpinës mund të ngatërrohen si një simptomë e problemeve muskulore, por duhet ta konsideroni pasi mund të tregojë dhe prezencën e gurëve në veshka.

Dhimbje akute, sidomos vetëm në njërën anë të shpinës, janë të shpeshta tek ata që kanë bllokime për shkak të këtyre kristaleve.

Të përziera dhe të vjella

Ne e dimë që të përzierit dhe të vjellat kanë tendencë të shfaqen kur vuajmë nga problemet që lidhen me tretjen.

Gjithsesi, nëse janë të shpeshta dhe shoqërohen me simptomat e lartë përmendura, atëherë duhet të vizitoheni nga një mjek.

Këto simptoma shfaqen kur përmasat e gurëve në veshka janë rritur, duke shkaktuar kështu bllokim të traktit urinar.
Ato shfaqen për shkak të vështirësive të veshkave për të eliminuar mbeturinat e trupit.

Gjakderdhje gjatë urinimit / Gjak në urinë

Kini kujdes, kjo simptomë duhet të vlerësohet nga një mjek sapo ta vini re atë.

Gjakderdhje në urinim sinjalizon probleme me funksionimin e veshkave ose infeksione të rënda.

Urinë me aromë të rëndë

Veshkat me funksionim të dobët, qoftë për shkak të gurëve ose pamjaftueshmërisë së tyre, shkaktojnë që urina të ketë erë të fortë.

Erë e keqe fillon për shkak të toksinave që mbahen në sistem. Këto nuk eliminohen në mënyrë optimale për shkak të bllokimit.
Kjo situatë mund të shkaktojë rritjen e baktereve ku këto të fundit shkaktojnë infeksione.

Pamundësi për t’u ulur

Ata të cilët nuk kontrollojnë gurët në veshka në kohë mund të ndjejnë një ndjesi të pakëndshme të presionit kur ulen.

Rritja e tyre shkakton bllokimin e traktit urinar. Duke shkaktuar tension dhe dhimbjen zonat e barkut dhe mesit.

Këto simptomat ulen kur qëndroni në këmbë. Gjithsesi, duhet të merrni masa menjëherë pasi mund të kemi përkeqësimin e gjendjes.

Temperaturë dhe ethe

Nëse gurët në veshka lihen pas dore, atëherë ato gradualisht do zvogëlojnë aktivitetin e veshkave. Në këtë mënyrë, po lini hapësira për infeksione në traktin urinar.

Shfaqja e simptomave si temperatura apo ethet, qoftë në mënyrë periodike, tregon se po ndihmon në sulmin e baktereve ndaj sistemit të urinar.

Rritja e temperaturës fillon ngadalë. Por, tregon që gjendja po përkeqësohet.

Pezmatim

Akumulimi i kripërave minerale dhe toksinave në veshka prodhon një reaksion inflamator në sistem, madje edhe kur gurët janë të vegjël.

Është normale që të përjetoni pezmatim të lehtë në të dyja anët e trupit, aty ku ndodhen veshkat.

Nëse problemi fillon të përkeqësohet, fryrja do të shpërndahet nga barku dhe në ije.

Nëse identifikoni disa nga simptomat e përmendura, konsultohuni me mjekun tuaj sa më shpejtë.