4.2 milionë $ për një shtëpi si ajo e familjes Flinston

Në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë në shitje për 4.2 milionë dollarë një shtëpi që duket si ajo e familjes Flinston në filmat e animuar.

Banesa është e ndërtuar në mes të shkëmbinjve dhe ka 3 dhoma gjumi dhe 2 tualete.

Muret, dyshemeja dhe tavani janë të gjitha prej shkëmbi dhe kjo shtëpi konsiderohet si një nga më interesantet në Amerikë.