Zyrtarja e Ministrisë së Arsimit, tymos cigare brenda në zyre (FOTO)

Ndonëse nuk është e lejueshme pirja e duhanit brenda objekteve, ka edhe të atillë që këtë e përdorin edhe nëpër zyre. U.d e drejtorit në Departamentin e Shkencës në Ministri të Arsimit, Yllza Mehmeti Sylejmani është parë duke tymosur cigare brenda ambientit të punës në këtë Ministri.

Yllza Mehmeti është bashkëshortja e Kastriot Sylejmanit, këshilltar i Zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj.

Burime brenda këtij dikasteri, i ka thënë Gazetës Tribuna, se Yllza shpesh herë e ka thyer edhe kodin e veshjes, ku siç edhe shihet në fotografi.

Së bashku me të është edhe Qëndresë Hasani, kushërire e ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanit. Po ashtu aktiviste e Nisma Socialdemokrate dhe e punësuar në Ministrinë që udhëheq Shyqyri Bytyqi.

Ligji kundër pirjes së duhanit në Kosovë është miratuar në shkurt të vitit 2010.

Ndonëse parasheh një varg masash, bëhet e ditur se zyrtarët përgjegjës nuk kanë shqiptuar asnjë ndëshkim për moszbatimin e tij.