Zyrtari VV-së i del kundër Xhelal Sveçlës, kërkon falje të namazit në sheshe dhe stadiume

Zyrtati i Vetëvendosjes, Arbër Vokrri ka publikuar reagimin e tij në kundërshtim me qëndrimin e u.d në ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla për faljen e namazit.

 

Zyrtati i Vetëvendosjes, Arbër Vokrri, që është asamblist i VV në Komunën e Prishtinës dhe mik i afërt i Albin Kurtit, e ka demantuar u.d ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla për faljen e namazit që u bë dje në sheshin e Prishtinës, e për tē cilin organizim Sveçla u përpoq ta bëjë përgjegjës profesorin universitar Milazim Krasniqi.

Zyrtari i VV Arbër Vokkri ka shkruar në faqen e tij në Facebook se organizatorët e atij aktiviteti ishin mbështetës të VV-së.

Ai ka kërkuar që aktivitete sikur ai në shesh të bëhen edhe në stadiume.

Postimi i plotë i Arbër Vokrrit:

Publikja, përfshirë edhe sheshet, është e të gjithëve. Aktivitetet paqësore e legale e pasurojnë jetën qytetare sidomos në një rregullim liberal. Performimi i ritit fetar musliman sot në shesh nuk ka kuptim të qortohet përnga e drejta për ta realizuar, në kuptimin legal. Nuk ishte as akt politik në sensin e zakonshëm të fjalës. Por gjeneroi frustrim e keqkuptime. Për qartësim: – organizatorët nuk ishin njerëz të nxitur nga një profesor i apostrofuar i UP-s. Në fakt ishin kritikë të tij, e plot nga ta madje mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje! – Nuk ishte protestë, por veprim për të dëshmuar se namazi i përbashkët ka mundësi të praktikohet edhe në kushte pandemie, nëse organizohet si duhet – Nuk është VV ajo që kërkon të mos shfrytëzohen xhamitë, por është BIKu që nuk po ka kapacitet për menaxhim të situatës sipas kërkesave të IKSHP-së Personalisht mendoj se nëse ka interesim të madh, atëherë në vend të presionit për “hapje të xhamive” (të cilat në fakt nuk janë mbyllë) nevojitet të organizohen vullnetarë për ta ndihmuar BIKun në menaxhim të ritualeve/namazeve grupore fillimisht në hapësira të pa-mbuluara si stadiumet apo sheshet, dhe nëse konsolidohet ai organizim, të fillohet gradualisht me shfrytëzimin e xhamive. Veq të mos harrohet se siguria dhe shëndeti janë prioritet ndaj riteve fetare, dhe ky prioritet mbështetet qartë nga vetë rregullat dhe mësimet fetare.