Zvarritja e Qeverisë së re, pengesë për procesin integrues

Për zvarritjen e formimit të institucioneve të reja flasin edhe njohësit e proceseve integruese, sipas të cilëve kjo situatë e dëmton integrimin dhe liberalizimin e vizave.

Pas zgjedhjeve të parakohshme, Kosova nuk do të duhej të humbte kohë për formimin e institucioneve të reja, pasi një gjë e tillë po e pengon procesin integrues të Kosovës.

Kështu ka vlerësuar Demush Shaha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane.

Shasha ka theksuar për rtv21 se Bashkimi Evropian po pret që Kosova të lëvizë tutje në lidhje me dialogun me Serbinë.

Njohësja e Integrimit Evropian, Donika Emini ka thënë se, vakuumi institucional e ka lënë mbrapa Kosovën në procesin integrues.

Ajo po ashtu ka kritikuar Qeverinë në ikje që nuk i kushtoi rëndësi politikës së jashtme të vendit.

Emini po ashtu ka thënë se, formimi i institucioneve të reja të Bashkimit Evropian është mundësi e artë që Kosova të ec me hapa pozitiv në rrugën e saj integruese.