Zv/ministri ankohet në shefin e tij , Rikallon (Video)

Kabineti qeveritar do të duhej ta kishte edhe ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Në mungesë të këtij të fundit, ministria e Bujqësisë u përfaqësua nga zëvendësi i tij, Vesel Krasniqi.

Ky i fundit thotë se Rikallo i ka ndryshuar marrëdhëniet me kabinetin e tij, pjesë e secilës janë edhe zëvendësministrat.

Ka pakënaqësi sa i përket vendimeve të ministrit Nenad Rikallo.

Përndryshe, Lista Serbe kishte deklaruar për daljen nga Qeveria e Kosovës, duke u pozicionuar edhe në Kuvendin e Kosovës në hapësirën e destinuar për opozitën.

Ani pse kishin dhënë të tilla deklarime, ministrat serb në qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj, janë prezent kur ata dua dhe paguhen nga buxheti i shtetit.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: