Zjarr tek ‘Qafa’ në Prishtinë, rrezikohet një ndërtesë

Djegia e disa mbeturinave në lagjen e njohur si ‘Qafa’ në Prishtinë, ka rrezikuar edhe një ndërtesë që ka qenë afër vatrës së zjarrit.

Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të izoluar zjarrin, ndërkohë ende nuk dihen nëse zjarri ka shkaktuar dëme materiale të tjera.