Zhduket një person nga Gjilani

Policia raporton se një person është zhdukur në Gjilan.

Një person ka raportuar në polici se djali I tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti është nën hetime, përcjell lajmi.net.

“Rr.”Ramadan Salihu” – Gjilan Ankuesi mashkull K/Shqiptar raporton se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime”.