Zhbogar: KE mbështet prioritetet e Kosovës

Komisioni Evropian do të mbështes prioritetet e Kosovës, siç janë ato të bujqësisë, energjisë, edukimi dhe punësimi, tha shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë Samuel Zhbogar.

Këtë Zhbogar e tha në një punëtori të organizuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë, ku po ashtu u fol për eksperiencën italiane për qasje në kredi.
Të pranishëm në këtë tryezë pune, ndër të tjerët, ishin edhe ministrat Blerand Stavileci

dhe Memli Krasniqi, si dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza. Ky i fundit tha se mirëpret çfarëdo biznesi, e kështu edhe një bankë italiane në Kosovë.

Pjesëmarrësit në punëtori porositën se problemet e Kosovës nuk mund të zgjidhen pa zhvillimin ekonomik të vendit.

Po ashtu, sot në ambasadën italiane u bë përurimi i zyrave të reja të Trentinos e më pas u shfaq edhe një video-spot i kësaj Republike Autonome.