Reforma kushtetuese pamundëson zgjedhjen e presidentit nga populli (Video)

Hashim Thaçi, po synon që postin e presidentit ta fitojë me meritë. Edhe pse me marrëveshjen e 19 nëntorit në mes të PDK-së dhe LDK-së, Thaçit i është garantuar posti i presidentit, ai ka shprehur gatishmërinë e tij që këtë pozitë të vije përmes votës së popullit.

Lideri i PDK-së, kohëve të fundit ka paralajmëruar se shumë shpejt do të fillojë një fushatë për ta shpalosur platformën e tij për të parin e vendit, raporton Tribuna Channel.

Mirëpo përballja me sovranin në rrethanat aktuale është e pamundur. Është partia e Hashim Thaçit ajo që se bashku me partinë e Isa Mustafës kanë bllokuar miratimin e disa amendamenteve kushtetuese që kanë të bëjnë me çështjen e presidentit.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, nuk pret që këto amendamentet të miratohet nga deputetët. Këtë e bazon në disponimin e partive politike për të mos e bërë një gjë të tillë.